Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta ende shpreson Europën, Kastrioti i shpëtuar…pothuajse

Pasi ka siguruar matematikisht mbijetesën, Teuta, kampione e shkurorëzuar tani shikon hedh një sy drejt Europës. Kombinim jashtëzakonisht i vështirë për tu realizuar, por në kampin durrsak kanë matematikisht shanse për të kapur vendin e katërt, nga i cili janë aktualisht 6 pikë larg, dhe më pas të shpresojnë që fitues i Kupës të jetë Laçi.

Një shteg i ngushtë por të cilin në skuadrën durrsake duan ta shfrytëzojnë, duke qenë se në dy ndeshjet e fundit, luajnë kundër Laçit që ka siguruar vendin e dytë, dhe më pas me Skënderbeun që ka rënë matematikisht nga Kategoria. Por për të shpresuar, duhet që më parë të fitojnë këtë të shtunë përballë Kastriotit.

Të dyja skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh 43, por në kampin krutan ju duhet edhe një pikë në 3 ndeshjet e mbetura për ti shpëtuar matematikisht plau-out-it duke qenë se kanë bilanc të barabartë në përballjet direkte dhe golavarazhin e tyre me Egnatian e vendit të tetë.

Gjithsesi është në kufijtë e së pamundur që skuadra rrogozhinase të fitojë të 3 ndeshjet e mbetura dhe praktikisht krutanët janë të shpëtuar. Një përballje pra ku motivimi anon nga krahu i Teutës, duke qenë se te Kastrioti e kanë bërë të qartë se nuk kanë ambicie për Europën.

Forma e momentit po ashtu peshon më shumë nga skuadra e Renato Arapit. Teuta vjen pas një serie pozitive prej 3 fitoresh dhe një barazimi në katër ndeshjet e fundit, skuadra ka gjetur dellin krijues dhe shënon me bollëk, pasi ka gjetur 8 herë rrjetën e kundërshtarëve në 3 takimet e fundit, dhe në këtë sfidë shkon vetëm për fitore.

Te Kastrioti pas një serie fantastike prej 7 fitoresh radhazi që solli eliminimin e rrezikut për zbritjen një kategori më poshtë skuadra ka humbur përqendrimin duke u mundur me Skënderbeun dhe Laçin duke pësuar 6 gola, me trajnerin Emiljano Çela që nuk i ka kursyer kritikat publike ndaj të besuarve të tij, duke ju kërkuar të mos humbasin shpirtin e garës duke respektuar deri në fund kampionatin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...