Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta euforike, kërkon surprizën ndaj Kukësit

Ai gol i sekondave të fundit ndaj Partizanit shihet si një pikënisje tek Teuta, pasi përveç pikës së marë tashmë ana psikologjike është përmirësuar ndjeshëm. Gjatë javës në seancat stërvitore humori tek “djemtë e detit” ka qënë i mirë, ku protagonist absolut ka qënë padiskutim Shpëtim Moçka. Duket se ai gol i portierit vlonjat i ka shërbyer atij por edhe skuadrës që mbijetesën e sheh si një mision mëse të arritshëm, pavarësisht se Vllaznia po kundërpërgjigjet në mënyrë të jashtëzakonshme. Të shtunën Teuta udhëton drejt Zeqir Ymerit teksa kampionët shihen si një pengesë e kalueshme. Djemtë e Gentjan Begejës por tregojnë formë të mirë në fushën e lojës dhe duke i shtuar moralin e lartë që kanë në këtë moment asgjë nuk është e pamundur. Me grupin gjatë javës është bashkuar qendërmbrojtësi Ante Hrkac, i cili u largua i dëmtuar në sfidën ndaj Vllaznisë në Loro Boriçi më 19 shkurt. Megjithatë gjasat janë që kroati ta nisë nga stoli pasi ende nuk është i gatshëm të luajë për 90 minuta të plota, ndërkohë që ndaj shkodranëve ishte sfida e fundit që Teuta ka humbur, pasi në 3 duelet pasardhëse ka fituar një ndeshje dhe barazuar dy, duke shënuar 3 gola dhe pësuar dy. Edhe pse ndaj Kukësit kanë 6 humbje radhazi në kampionat, tek Teuta besojnë që kjo transfertë mund të sjellë pikë në klasifikim duke shfrytëzuar më së miri armët e tyre, entuziazmin dhe grintën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...