Latif Amadou është zyrtarisht afrimi i radhës te skuadra e Teutës në këtë merkato vere. Sulmuesi ganez, i datëlindjes 1993, do t’i bashkohet menjëherë ekipit brendetar në përgatitijet që po zhvillon në Ohër të Maqedonisë, pasi palët ranë dakord për hedhjen e firmës mbi kontratë.
Në fakt stafi teknik i Teutës e kishte dhënë prej disa ditësh pëlqimin për 24-vjecarin, që gjatë sezonit të fundit është aktivizuar me Dinamo Brest në Ligën e Parë të Bjellorusisë.
Latif Amadou është një sulmues i fortë dhe me kontroll të mirë të topit, duke i bindur drejtuesit e Teutës për t’i ofruar një kontratë.
Duhet theksuar gjithashtu se Latif Amadou është grumbulluar edheme skuadrën U-23 të Ganës, si një elememt me potencial.
Tashmë mbetet detyrë e trajnerit Gugash Magani për ta përshtatur sulmuesin në skemat dhe mekanizmat e skuadrës durrsake, që e nis sezonin e ri thuasje e ndryshuar totalisht.
