Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta flirton me fitoren, spektakël pa fitues në Vlorë

Flamurtari ndal ‘hemorragjinë’ e humbjeve, por sërish nuk arrin të rikthehet te fitorja, pasi përballë Kamzës nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2. Kamza gjeti e para avantazhin, që në pjesën e parë, pas një 11-metërshi të kontestuar nga vlonjatët, por të ekzekutuar saktë nga Stevan Raçiç.

Vlonjatët u rikthyen në lojë në minutën e 73-të, pasi Sidibe shënoi në portën e Gjonikajt dhe i dha barazimin skuadrës së Duros. Vetëm dy minuta më pas, Ditmar Bicaj ndëshkohet me karton të kuq, për një faull si lojtar i fundit, në vijën e 16-metërshit, duke penalizuar vlonjatët.

Goditjen e dënimit e merr përsipër Plaku dhe topi përplaset në mur, por në vijimin e aksionit, është sërish sulmuesi i Kamzës, ai që dërgon topin në rrjetë dhe i jep avantazhin skuadrës së Ndreut.

I dëshpëruar Flamurtari hidhet në sulm, në kërkim të golit të barazimit dhe në minutën e 82-të arbitri akordon 11-metërsh për skuadrën e Duros tashmë, pas një faulli në zonë të Zguros, ndaj Kamarasë. Penalltinë e ekzekuton Juffo, që e dërgon topin në rrjetë, duke barazuar edhe njëherë shifrat. Në minutat në vijim, vlonjatët u hodhën në sulm, në kërkim të golit të fitores, por nuk ia dolën të dërgojnë sërish topin në rrjetë.

Në Durrës, Teuta flirtoi me 3 pikët ndaj Skënderbeut, por kjo ndodhi deri në minutat shtesë të takimit, pasi James u prishi festën, duke shënuar golin e barazimit.

Hila kaloi në avantazh vendasit në fillim të pjesës së dytë, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi, ndërsa Skënderbeu barazoi në minutën e 92-të, falë golit të shënuar nga James. Në minutën e fundit shtesë, Moçka shkoi sërish në zonë për të shënuar, por goditja e tij këtë herë, nuk përfundoi në rrjetë.

Pas javës së 25-të të Superiores, Skënderbeu thellon akoma distancën nga Kukësi ndjekës, ndërsa Laçi i afrohet edhe më shumë vendit të dytë dhe Luftëtari ngjitet në vendin e 4-t. Sa i përket zonës së mbijetesës, distance mes Vllaznisë dhe Teutës vijon të mbetet 4 pikë, pasi të dyja skuadrat morën nga një pikë në takimet respektive sot.

Luftëtari ‘autokritikë’ ndaj Kukësit, Klasikja pa fitues, Laçi nuk diskuton Lushnjën

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...