Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta gjen pasuesin e Longos, rikthen për herë të pestë trajnerin 48-vjeçar

Teuta gjen pasuesin e Longos, rikthen për herë të pestë trajnerin 48-vjeçar
Teuta gjen pasuesin e Longos, rikthen për herë të pestë trajnerin 48-vjeçar

Teuta ka zgjedhur trajnerin e ri pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Diego Longon. SuperSport konfirmon se klubi durrsak ka vendosur të rikthejë në stol Edi Martinin, i cili fitoi titullin (2021), Kupën (2020) dhe Superkupën e Shqipërisë (2020, 2021) si trajneri i Teutës.

Kjo është hera e pestë që ish-sulmuesi i njohur shkodran merr drejtimin e bregdetarëve, po aq sa numri i trofeve të fituar si trajneri i skuadrës. Misioni kryesor është rikthimi i ekipit të rezultatet pozitive, pas startit të dobët nën drejtimin e Longos, i cili u shkarkua paraditen e sotme.

Lexo edhe:

48-vjeçari drejtoi Teutën për herë të parë në periudhën (qershor 2010-maj 2011). Aventura e dytë që u shoqërua me fitimin e katër trofeve, zgjati nga dhjetori 2019-nëntor 2021, teksa u rikthye sërish në pankinën e Teutës më 16 dhjetor të vitit 2021, por drejtoi ekipin në katër ndeshje dhe u largua më 23 janar të këtij viti.

Herën e fundit Martini drejtoi Teutën sezonin e kaluar, teksa u ul në pankinë në nëntor të një viti më parë dhe qëndroi deri në qershor. Teuta vendosi të shkarkojë Diego Longon paraditen e të dielës, teksa fatale rezultoi humbja 2-0 në Shkodër…

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....