Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta gjen pasuesin e Moçkës, nënshkruan me ish portierin e Kombëtares

Mbrëmjen e djeshme Teuta zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin goleador, Shpëtim Moçka, i cili pasi la pas një sezon si protagonist, u largua nga “Niko Dovana”.

Pasditen e sotme durrsakët njoftuan edhe zëvendësuesin e tij ,që do të jetë ish portieri i kombëtares shqiptare, Isli Hidi. 38-vjeçari ka qenë pasditen e sotme në zyrat e klubit bregdetar, ku ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin e Teutës, për të paktën sezonin e ardhshëm.

Hidi është një emër shumë i madh i futbollit, që do t’u sjellë shumë eksperiencë durrsakëve të shkëmbit, pasi ka një karrierë të lavdishme në klube si Olimpiakos Nikosia, Nea Salamina, AEL Limasol dhe Apollon Limasol, por edhe në Shqipëri me Tiranën, Dinamon dhe Bylisin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...