Teuta vijon të jetë skuadra më e paparashikuar e këtij kampionati, madje madje mund të konsiderohet si paradoksi i këtij edicioni. Ekipi me sulmin e 3-të më të mirë në kampionat në mënyrë të çuditshme vijon të jetë në garën për mbijetesë. Megjithatë, në javët e fundit “Djemtë e Detit” u kanë dhënë shuplaka skeptikëve, që nuk besonin më tek ata, duke treguar stabilitet në fushë dhe rezultate. Që në momentin kur erdhi në krye të skuadrës si pasues i Stavri Nicës, Gentian Begeja bëri të ditur se detyra e tij ishte të injektonte besimin e duhur dhe të hidhte në fushë një skuadër me grintë. Për momentin, 44-vjeçari ia ka dalë mbanë ta kthejë skaudrën në shinat e duhura. Shpeshherë Teuta është paragjykuar, por ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi” tregoi se është gjallë dhe mbetet po ajo kockë e fortë e kampionatit. Sigurisht që në favor të durrsakëve në 90-minutëshin e javës së 32-të mund të ketë ndikuar edhe situata aspak e mirë e të kuqve, por meritat pa diskutim shkojnë për Teutën, skuadrën dhe stafin teknik. Në fushë është parë një grup me shumë grintë, ndoshta arma që i mungoi në pjesën e dytë ndaj Kamzës një javë më parë. Megjithatë, nëse Begeja do të kishte një skuadër ashtu siç e pretendon, atëherë do të flisnim për Teutën pretendente. Pikërisht oshilacionet jo vetëm nga java në javë, por edhe gjatë një ndeshjeje kanë sjellë këtë situatë në klasifikim për “Djemtë e Detit”. Diçka që Begeja po e kompenson me grintë dhe besim, për t’i dhënë shuplakë të gjithë atyre që nuk besonin më te ky grup.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...