Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hap fals i Teutës, humb në shtëpi ndaj Flamurtarit

Java e tretë e Superiores ka ulur siparin me ndeshjen Teuta-Flamurtari, e cila u fitua nga vlonjatët me rezultatin 1-2.

Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro gjeti golin e avantazhit që në minutën e tretë, me anë të kapitenit Bushiç, i cili shfrytëzoi më së miri një top të ardhur në zonë nga krahu i djathtë. Në minutën e 37, është sërish sulmuesi kroat që shënon golin e dytë dhe gjithçka për vlonjatët bëhet më e lehtë.

Në pjesën e dytë iniciativa i takon Teutës, që kërkon të shënojë, ndërsa vlonjatët mbrohen me kujdes dhe kundërsulmojnë rrezikshëm. Në minutën e 74, gjyqtari kryesor, i sinjalizuar edhe nga anësori, gabon duke vërshëllyer një 11 metërsh për Teutën, ndërsa faulli i mbrojtësit durrsak ishte bërë dukshëm jashtë zone. Penalltia ekzekutohet nga Lena, por topi u grushtua nga portieri Nurkoviç dhe më pas ishte Hila që e shtyu në rrjetë dhe rihapi takimin.

Në minutat e mbetura Teuta bëri gjithçka për të barazuar, por fati dhe portieri Nurkoviç nuk lejuan që të shënonin. Pas javës së tretë, Teuta lëshon kreun e renditjes, ndërsa Flamurtari pozicionohet në vendin e tretë, me pikë të barabarta me durrsakët.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...