Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta “ia merr dorën” Tiranës, Laçi me “5 yje”, Bylis fiton derbin e mbijetesës

Teuta ia ka marrë dorën Tiranës, pasi ia doli të triumfojë sërish në “Selman Stërmasi” dhe sërish me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të shënuar nga sulmuesi i talentuar Lorenzo Vila në minutën e 16 të takimit.

Durrsakët kontrolluan mirë lojën gjatë gjithë 90-minutëshit, duke mbajtur larg kërcënimin e sulmuesve bardheblu, ndërsa nga ana tjetër zbrisni shpejt në sulm dhe u shfaqën vazhdimisht rrezikshëm në zonën e Bekajt, teksa rezultati mund të ishte edhe më i thellë, nëse Ildi Gruda nuk do të ishte treguar aq zemërgjerë.

Sulmuesi kryesor i bardhebvluve, Taulant Seferi u shërbye në zonë dhe provoi të shfaqet rrezikshëm, por humbi topin dhe provoi të rrëzohej për të fituar një 11-metërsh, megjithatë arbitri ishte shumë pranë aksionit dhe bëri shenjë për vijimin e lojës.

Teuta fillon të fitojë terren dhe të zhvendosë lojën në gjysmëfushën kundërshtare, ndërsa në minutën e 16’ ishte Vila që dërgoi një krosim në zonë për Krasniqin, por gjuajtja e tij ishte e dobët dhe u zotërua pa problem nga portieri Bekaj.

Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, kur Dejvi Bregu lëvizi bukur drejt qendrës dhe gjeti Lorenzo Vilën në pranë pikës së penalltisë, aty ku sulmuesi durrsak u koordinua mirë dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së bardhebluve.

Reagimi i Tiranës ishte i vakët dhe në minutën e 31-të ishte mbrojtësi Marsel Ismailgeci që debutoi drejt qendrës, por goditja e tij nga distanca ishte e lehtë dhe u zotërua pa probleme nga portieri Stivi Frashëri.

Durrsakët zbresin sërish rrezikshëm dhe është mesfushori Albano Aleksi që shkarkon një të djathtë të hidhur nga distanca, por topi i gjuajtur prej tij shkon pak mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Bekaj.

Menjëherë kundërpërgjigjet Tirana, që dell rrezikshëm me Kale, por sulmuesi brazilian ndalet me faull mbi vijën e zonës, ndërsa arbitri ndëshkon me karton të verdhë edhe mbrojtësin e durrsakëve, Blagoja Todorovski. Goditjen e dënimit e mori përsipër një specialist si Batha, por gjuajtja e tij u ndal në murin mbrojtës dhe nuk solli asnjë vështirësi për portën e Frashërit.

Në minutën e parë shtesë Teuta i shkoi pranë golit të dytë, teksa pas një daljeje të bukur në krah, Krasniqi krosoi për Bregun, por ishte Çelhaka ai që ndërhyri para vlonjatit dhe dërgoi topin në këndore, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin minimal 0-1 në durrsakëve.

Pjesa e dytë nisi me gabime të shumta në mesin e fushës nga të dy ekipet, teksa shkëndijën e parë e dha sulmuesi i bardhebluve Taulant Seferi, që provoi me një gjuajtje nga distanca, por Frashëri priti pa problem.

Provon të gjejë golin edhe qendërmbrojtësi Rustem Hoxha, i cili kërceu më shumë se të gjithë pas një krosimi të ardhur nga këndi, por topi i gjuajtur prej tij përfundoi ngjitur me shtyllën pingule të portës bardheblu.

Rastin më të mirë për të barazuar kryeqytetasit e patën në minutën e 72-të, kur pas një zbritjeje nga krahu, Ernest Muçi depërtoi në zonë dhe lëshoi një të djathtë të hidhur, megjithatë Frashëri devijoi mjaftueshëm për ta çuar topin në shtyllë, ndërsa në vijim të aksionit gardiani i bregdetarëve zotëroi pa problem krosimin e Ismailgecit.

Mbrojtësi Rustem Hoxha provon të gjejë sërish golin, këtë herë me specialitetin e tij, goditjet e dënimit, megjithatë e djathta e tij ka forcë, por jo saktësi, pasi topi përfundon jashtë. Në aksionin pasardhës, Gruda i shpëton mbulimit të Hoxhallarit dhe e detyron këtë të fundit ta ndalë me faull, ndërsa arbitri nuk ia kursen të verdhin e dytë mbrojtësit bardheblu, duke lënë Tiranën me një lojtar më pak për minutat e mbetura.

Teuta shfrytëzon maksimalisht epërsinë numerike dhe krijon tre mundësi të njëpasnjëshme shënimi me Dajën e Grudën, teksa në një nga rastet shkodrani gabon fatalisht, pasi gjuajti jashtë ndonëse ishte me portën e boshatisur.

Në minutën e 85-të ishte portieri i durrsakëve Stivi Frashëri që bëri heroin për Teutën, pasi grushtoi një goditje dënimi të ekzekutuar bukur nga Batha dhe në vijim të aksionit, grushtoi sërish topin e krosuar në zonë, duke i hequr mundësinë Seferit që të gjuajë me kokë.

Gruda ka mundësi të korrigjojë gabimin dhe të mbyllë llogaritë e ndeshjes në minutën e fundit të kohës së rregullt, pasi u nis i vetëm me portierin Bekaj, por nuk ia doli të driblojë këtë të fundit dhe shpërdoroi kështu një tjetër rast të artë shënimi.

Sulmuesi shkodran gabon edhe në minutat shtesë, pasi i shërbyer brenda zonës, nuk arrin të mposhtë portierin Bekaj, i cili priti sërish gjuajtjen e dobët të Grudës, ndërsa më pas arbitri vërshëlleu tre herë për të sinjalizuar fundin e takimit.

Teuta merr kështu një tjetër fitore, e treta radhazi dhe ngjitet në kuotën e 36 pikëve, vetëm 4 pikë larg Vllaznisë kryesuese, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 26 pikëve, duke “vrarë” përfundimisht shpresat për titull dhe duke komplikuar garën për një vend në zonën europiane.

Vijon të bëjë mirë edhe Laçi, që ka mposhtur Kastriotin me rezultatin minimal 1-0 dhe ka regjistruar suksesin e pestë radhazi në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 36 pikëve, vetëm 4 më pak se Vllaznia kryesuese.

Në mungesë të Nwabuezes së pezulluar, trajneri Duro i besoi sulmuesit Harmon udhëheqjen e repartit ofensiv, ndërsa goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga mesfushori Regi Lushkja në minutën e 39’, i cili u dha tre pikë mjaft të vlefshme të tijve.

Bylisi buzëqesh në derbin e mbijetesës ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 dhe të marrë tre pikë të artë në garën për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Sulmuesi Anthony Beeji shënoi golin me vlerë 3-pikëshe për mallakastriotët në minutën e 80’ të sfidës, ndërsa me këtë sukses, Bylisi ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë të grumbulluara, duke lënë pas vetes pikërisht Apoloninë e Skënderbeun.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...