Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Teuta jep shenja “jete” për Europën, fiton miqësoren e parë në Bullgari!

Pasi u mposht nga Laçi në miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për përfaqësimin në turin e parë kualifikues të Europa League, Teuta ka bërë autokritikë në miqësoren e dytë por të parën në tokën bullgare. Prej disa ditësh skuadra e Bledi Shkëmbit është zhvendosur në zonën e Branskos për të vijuar për të vijuar përgatitjet në Bullgari dhe në ndeshjen e parë miqësore në këtë vend, durrsakët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj vendasve të Kariana Erden, skuadër që militon në kategorinë e dytë të futbollit bullgar. Golin e fitores për Djemtë e Detit e realizoi sulmuesi kroat Tomislav Busic në minutën e 56-të. Në turin e parë kualifikues të Europa League durrsakët do të sfidojnë letonezët e Ventspils me ndeshjen e parë që do të luhet në Letoni në datën 11 korrik.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...