Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta ka mbrojtjen më të brishtë, bregdetarët pa stabilitet

Teuta
Teuta

Teuta ka qenë një nga ekipet që në vitet e fundit vetëm ka synuar gjithmonë zonën evropiane. Madje në edicionin 2020-2021 arriti që të shpallej kampione.

Megjithatë, këtë edicion, Teuta ka zhgënjyer në gjysmën e parë të sezonit. Durrsakët ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës, aktualisht në vendin e tetë me 25 pikë, po aq sa dhe Kukësi.

Skuadra e Martinit nuk ka treguar stabilitet, duke e pasur të vështirë të bëjë disa fitore radhazi. Bregdetarët gjatë këtij edicioni vetëm një herë ja kanë dalë që të marrin dy fitore radhazi në kampionat e jo më tepër.

Lexo edhe:

Problemi kryesor te Teuta është prapavija. Skuadra e Martinit ka pësuar më shumë gola se çdo skuadër tjetër këtë edicion, plot 28. Pas tyre ndodhet Kastrioti i vendit të fundit me 26 gola.

Gjërat kanë ndryshuar disi në 2023, teksa në kampionat ekipi ka pësuar vetëm 1 humbje në 6 ndeshjet e zhvilluara në Abissnet Superiore, e në tre prej tyre ekipi nuk ka pësuar, saktësisht në sukseset me Kastriotin, Partizanin dhe Bylisin. Skuadra durrsake beson se ka bërë kthesën e me rregullimin e problemeve në prapavijë mund të shohë dhe më sipër në renditje.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....