Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta-Kamza, mbijetesa kalon nga Niko Dovana

Teuta – Kamza, ndoshta nuk ka sharmin e një Skënderbeu – Kukësi, por është pa diskutim një ndër takimet më vendimtare të javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Një finale mbijetese për të dyja skuadrat që luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollin shqiptar. Sa ndryshe vijnë në këtë përballje në krahasim me fazën e tretë. Niste pikërisht në atë përballje pikata e pabesueshnme e Kamzës. Skuadra e Ramadan Ndreut vinte pas një gjysmë sezoni ku kishte merituar epitetin surpriza e kampionatit, edhe pse fundi i 2017-ës nuk kishte qenë për notën 10, në fillimin e këtij vitit kishte mundur Laçin e madje dhe Kukësin në Zeqir Ymeri, Kamza konsiderohej imune nga telashet e mbijetesës, madje shikonte me lakmi drejt Europës dhe ajo humbje nuk u përjetua aspak si një dramë, por ajo disfatë 2-1 do të rezultonte trokitja në dyert e makthit të këtij sezoni. Që nga ajo ndeshje plot 7 takime pa asnjë fitore, çka sollën futjen zyrtarisht në vallen e mbijetesës dhe largimin e trajnerit Ndreu. Klubi ndërhyri duke marrë në drejtim Ahmatajn për të ndryshuar kursin e Kamzës dhe sot për trajnerin 38-vjeçar përballja me Teutën është një finale me vëte. Mjaft interesant fakti se krejt e kundërta ka ndodhur në kampin durrsak, pikërisht te ajo fitore ndaj Kamzës, Teuta nisi forcimin e pozitave në klasifikim duke fituar shpresë për qëndrimin. Barazim me Partizanin e Skënderbeun, fitore ndaj Lushnjës, Laçit e Vllaznisë, sot Teuta vjen në këtë sfidë shumë më e fortë nga ai takim i fazës së tretë dhe synon parakalimin pikërisht ndaj Kamzës, skuadrës që dy muaj më parë as nuk e imagjinonte se sa do t’i kushtonte ajo humbje në Durrës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...