Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Teuta -Kastrioti, skuadrat e momentit në 1/8-at e Kupës

Skuadrat e momentit që përballen në raundin e dytë të Kupës. Teuta – Kastrioti është një sfidë mes dy ekipeve në formë dhe që kanë bërë më të mirën në këtë fillim sezoni. Edi Martini dhe Teuta e tij vijnë në këtë takim vetëm pak ditë pas një fitoreje ekzaltuese ndaj Tiranës kampione, një nga ato ndeshje të afta të ngrenë psikologjikisht lojtarët.

Në kampin durrsak përmendin fjalën titull, por kjo nuk do të thotë absolutisht nënvlerësim për Kupën, për një mijë e një arsye, ata janë mbajtësit e trofeut, kampionati është një bast i rëndë dhe Kupa, këtë edicion, nëpërmjet një rruge edhe më të shkurtër, siguron një biletë për në Europë.

Edhe një sforco për të shijuar më pas qetësinë e pauzës së kombëtareve. Trajneri shkodran nuk do të ketë në dispozicion njeriun e ndeshjes ndaj Tiranës, Lorenco Vilën, i cili pësoi një dëmtim, si dhe Florent Avdylin, por te Teuta këtë sezon organika është e pasur dhe me shumë mundësi sfida ndaj Kastriotit mund të ofrojë minuta edhe për kualitetet që shkelmojnë në stol, gjithmonë duke ruajtur ekuilibrat.

Kastrioti është një “kockë e forte” dhe ndryshe nga Teuta nuk ka luksin për ta konsideruar Kupën një objektiv prioritar, por gjithsesi Ndreu ka krijuar një grup solid, të bazuar te vrapi dhe ku shtojnë prekjen magjike disa lojtarë me eksperiencë në Kategorinë Superiore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...