Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta kryeson e vetme, Kallaku i jep 3 pikët ndaj Flamurtarit!

Teuta bën detyrën, mposht 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në Elbasan Arena dhe ngjitet përkohësisht e vetme në krye të Kategorisë Superiore në kuotën e 15 pikëve. Java e 8-të e kampionatit nisi me suksesin e skuadrës së Bledit Shkëmbit që në fushën asnjanëse të Elbasan iu fal një gol të liderit të ekipit Sherif Kallaku për të thyer vlonjatat. Në fillimin e pjesës së dytë talenti i kombëtares Shpresa bëri gjithçka në mënyrë perfekte brenda zonës duke realizuar një gol shumë të bukur që mjaftoi për t’i dhënë tre pikët Teutës. Vazhdon të mos shoh dritë në fund të tunelit Flamurtarit që nuk njeh ende fitore dhe në këto 8 javë ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Me këtë humbje të radhës trajneri Dritan Sadedini rrezikon shkarkimin. Flamurtari nuk bëri një ndeshje të keqe por pavarsisht përpjekjeve nuk kishte kualitetet e duhura për t’i bërë dëm Teutës ndërkohë që durrsakët iu falën yllit të tyre, Sherif Kallakut për të marshuar të vetëm në krye.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...