Kategoria Superiore

Teuta-Kukësi, një sfidë pretendentësh, ku “peshorja” anon nga durrsakët!

Java e 21-të e Kategorisë Superiore, çel siparin këtë të premte me një ndër sfidat e saj më të rëndësishme. Në Niko Dovana, luhet Teuta-Kukësi, sfidë pretendentësh me bregdetarët që synimet për titull nuk i kanë fshehur kurrë, ndërkohë që edhe te Kukësi, nuk duan ta konsiderojnë veten krejtësisht jashtë lufte. Kjo është pikërisht një ndër ato sfida ku mund të fitojnë vetëbesimin e nevojshëm se ata janë ende në lojë. Dy skuadrat do të ndeshen edhe në cerekfinalet e Kupës, por deri në 17 mars ka ende shumë kohë, dhe deri atëherë mendohet ekskluzivisht për kampionatin. Një përballje ku si Teuta dhe Kukësi ,  synojnë të gjejnë impulset e nevojshme për një kurs fitimtarësh. teuta vjen pas 3 fitoresh radhazi, dhe ka me vete edhe momentin, së fundmi mposhtën Tiranën dhe kërkojnë ti japin vazhdimësi serisë me një sukses ndaj verilindorëve të Mirel Josës.

Kukësi vjen pas një humbjeje që djeg ndaj Partizanit dhe këtë sezon ka vuajtur një seri të jashtëzakonshme oshilacionesh, cka janë reflektuar edhe në klasifikim. Teknikisht duke u bazuar në karakteristikat e skuadrave është një ndeshje interesante për tu parë, Teuta që ka një mbriojtje të hekurt, me diferencë më të mirën e kampionatit me vetëm 8 gola të pësuar, por që ka caluar në aspektin e shënimit të golave, përballë Kukësit me një sulm shpërthyes, por që pëson jashtëzakonisht shumë. Mbetet për tu parë nëse do të përfitojë Edi Martini nga mangësitë mbrojtëse të cverlindorëve, apo Josa do të dijë të cahjë mbrojtjen hermetike të bregdetarëve. Si për ti përzier kartat edhe Mungesat në të dyja kampet peshëojnë në repartet që janë pika më e fortë e tyre. Kukësi nuk do të kenë për këtë takim Agim Ibrahimin, kryegolashënues i kampionatit me 10 finalizime, i cili është i dëmtuar, ndërsa te Teuta për Edi Martinin nuk është i disponueshëm në mbrojtje Aleksandër Kouros i pezulluar për shkak kartonash. Deri më tani bilanci sezonal flet për Teutën që ndaj Kukësit ka siguruar fitoren më të thellë në këtë kampionat, një 3-0 në ndeshjen e fundit të vitit,  por ai ishte një tjetër Kukës, dhe kjo një tjetër ndeshje, e gatshme për të shkruar një histori më vete.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency