Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ora 18:00, Teuta-Kukësi, barazimi në “Niko Dovana” kënaq… Partizanin

Të shkëputura 8 dhe 10 pikë nga kryesuesit e Partizanit, Teuta dhe Kukësi këtë të premte, në orën 18:00, do të luajnë një sfidë të parakohshme në garën drejt titullit, për të përcaktuar se kush do të jetë ndoshta ekipi që do të mbetet në garë për trofeun deri në fund.

Një përballje vendimtare me tolerancë gabimi zero, pasi kush gabon del nga gara për titullin. Teuta vazhdon të zgjasë serinë e ndeshjeve pa humbje, por katër barazimet radhazi megjithatë kanë peshuar jo pak në renditjen e formacionit të Shkëmbit, ndërsa te Kukësi befasoi ajo humbje e javës së kaluar me Tiranën, që ndërpreu një seri pozitive, që duket se po i mbante verilindorët ngjitur pas Partizanit në renditje.

Dy sfidat e para në nivel statistikash kanë parë Kukësin më mirë me katër pikë të marra në dy ndeshje, por këtë herë do të jetë e vështirë të ndërpritet një seri pozitive aq e gjatë e Teutës dhe pse, në fakt, Kukësi është ndër skuadrat e pakta që e ka forcën për ta bërë diçka të tillë.

Blerjet e dimrit duhet të bindin ende te verilindorët, ndërkohë që këto 90 minuta janë të rëndësishme pasi mund të jenë një asist në mënyrë të tërthortë dhe për Partizanin, pasi Teuta-Kukësi, përveç përbërësve që premtojnë për një sfidë spektakolare, dhe me një orar shumë të përshtatshëm është gjithashtu dhe një betejë që nuk duhet humbur, në garën e gjatë drejt titullit.

Formacionet zyrtare:
Teuta: Hidi; Frashëri, Osmani, Arapi, Hakaj; Sidibe, Progni, Kallaku, Traore; Kamara, Busiç
Kukësi: Frashëri; Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Maliqi; Limaj, Dzaria, Rroca, Willian; Et’hemi, Reginaldo

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...