Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta-Laçi, sfida ku fitorja ka vlerë të jashtëzakonshme!

Ndërprerjes së kampionatit i erdhi fundi, Teuta dhe Laçi do të rikthehen me synime të rëndësishme. Klubi durrsak ka qënë një ndër klubet më aktive të merkatos, ka pasur lëvizje si në hyrje po ashtu edhe në dalje, me trajnerin Edi Martini që pasi e mbylli 2019-ën me dy fitore radhazi kërkon të mos e nderpresë serinë e rezultateve të mira. Një kundërshtar i veçantë Laçi për teknikun shkodran që ishte në drejtimin e kurbinasve në sezonin 2008-2009, sezon që i risolli laçianët në Superiore. Problemi i “djemve të detit” ka qënë realizimi i golave dhe mbetet për t’u parë nëse afrimi i Coulibali do ta zgjidhë apo jo këtë trend negativ, ndërsa qëndrimi i Kallakut është goditja e vërtetë e merkatos së Teutës.

Në anën tjetër Laçi nën drejtimin e Cungut ka treguar një rritje te ndjeshme dhe përballë ka një skuadër ndaj se cilës dy herët e fundit në shtëpi ka shënuar 8 gola duke mos pësuar asnjë, megjithatë nuk fiton në “Niko Dovana“ nga dhjetori i 2015-ës. Problemi kryesor i laçianëve ka qenë mungesa e alternativave dhe merkato e dimrit deri më tani nuk ka shfaqur opsione të mëdha, një handikap aspak për t’u  nënvlerësuar. Sulmi është një nga armët më të forta, mbi te gjitha me goleadorin Kyrian Nëabueze autor i 14 golave, i cili si gjithnjë do të ketë mbështetjen e Tecos. Xhixha është mungesa kryesore e laçianëve, anësori është i pezulluar. Një sfidë që ka doza të larta interesi mes dy skuadrave me pretendine madhore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...