Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Teuta luan shansin e fundit për Europën, synohet përmbysja në Laç

Rikthehet Kupa e Shqipërisë me emocionet e fazës gjysmëfinale, me takimet e kthimit. Laçi dhe Teuta do të diskutojnë një biletë për në finalen e këtij sezoni, me kurbinasit që nisen me avantazhin e sfidës së parë, pasi në “Niko Dovana” triumfuan me rezultatin 1-2.

Dy skuadra në formë jo të mirë, me shumë pasiguri dhe me një mungesë të theksuar stabiliteti. Laçi dhe Teuta nuk kanë të përbashkët vetëm formën e dobët, por edhe fitoren e fundit, Laçi në kupë ndaj Teutës, ndërsa skuadra e Arapit të fundit sukses e ka arritur në Kurbin, në javën e 26-të të “Abissnet Superiore”.

Pavarësisht rezultatit në takimin e parë, nisur nga forma në javët dhe muajt e fundit, gjithçka është e hapur. Kurbinasit pavarësisht hapave fals, në kampionat janë forcë e dytë dhe në tetë ndeshjet e fundit, vetëm në Durrës kanë shijuar fitoren, ndërsa në kampionat, tri pikët janë një kujtim i largët.

Në krahun tjetër, skuadra kampione e Shqipërisë, por vetëm e tillë nuk duket dhe vetëm si e tillë nuk është prezantuar në këtë sezon është shumë larg objektivave në kampionat, me Teutën që tashmë i është bashkuar valles së mbijetesës dhe “dhimbja e kokës” ka filluar, ndërsa Kupa shihet si shpëtimi i një sezoni që në Durrës nuk duan as ta rikujtojnë se si nisi.

Nëse Laçi mund të prek Europën edhe nga kampionati dhe pse tani gara është bërë tepër e fortë dhe gjithçka është e hapur, rruga e kampionatit sa vjen dhe ngushtohet për Teutën, që do të udhëtojë drejt Kurbinit me misionin për të përmbysur rezultatin.

Laçi do të kërkoj të ruaj avantazhin dhe për të prerë biletën që do ta rikthente në finalen e Kupës pas 4 sezonesh, ndërsa Teuta në finalen e fundit të luajtur ia doli të triumfonte në fund, në sezonin 2019-2020.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...