Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta mbyll përgatitjet për Vllazninë, rikthehet Kouros, por mungon Karabeci

Teuta ka mbyllur sot përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Vllaznisë, një takim mjaft vendimtar për “djemtë e detit”, që do të kërkojnë të marrin fitoren, për t’i shkuar edhe më pranë kreut.

Nën urdhrat e trajnerit Edi Martini janë vendosur të gjithë futbollistët, teksa poër sfidën e nesërme do të jetë në dispozicion edhe mbrojtësi Kouros, i cili mungoi për shkak pezullimi ndaj Kukësit në fundjavë.

Mungesa e vetme për “djemtë e detit” në sfidën e nesërme ndaj kryesuesve, do të jetë ajo e mesfushorit kryeqytetas Erando Karabeci, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Në vendin e tij pritet të luajë Asion Daja, por nuk përjashtohet edhe spostimi më përpara i Emiliano Vilës, për t’i lënë vendin Avdylit në krah të titullarit të padiskutueshëm Aleksit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...