Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta merr dhe Aleksin e Luftëtarit, ikën mbrojtësi shkodran

Teuta vijon me intensitet përgatitjet verore e njëkohësisht drejtuesit e klubit po përpiqen të afrojnë lojtarët e duhur për të përballuar me sukses ndeshjet në Europa League dhe rritur pretendimet për sezonin e ardhshëm.

Gjatë ditës së sotme ka firmosur me klubin bregdetar Albano Aleksi, që sezonet e fundit ka spikatur te Luftëtari. Mesfushori 26-vjeçar do të jetë i lidhur me “Djemtë e Detit” për dy sezonet e ardhshme.

E shtuna shënonte ditën e gjashtë të përgatitjeve teksa gjendja e grupit shfaqet e kënaqshme dhe lojtarët po i përgjigjen pozitivisht programit të specifikuar përgatitor.

Për t’i parë lojtarët në veprim e për të krijuar një ide mbi gjendjen e tyre, klubi ka vendosur që këtë të diel të përballet në një test miqësor me Laçin, në orën 17:30, në stadiumin “Niko Dovana”.

Ndërkohë gjatë pasdites, mbrojtësi shkodran, Esin Hakaj, ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi në Facebook, largimin nga Teuyta.

“Përshëndetje! Sot, zyrtarisht, nuk jam më lojtari i Teutës. Dua të falënderoj drejtuesit dhe në veçanti presidentin Edmond Hasanbelliu, tifozët dhe shokët e ekipit për mbështetjen. I uroj suksese ekipit të Teutës. Faleminderit!”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...