Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta, momenti i duhur për të thyer Laçin

Pa diskutim që është skuadra e momentit në kampionat. Teuta e Bledi Shkëmbit nuk njeh humbje në 10 ndeshjet e fundit, ku ka grumbulluar plot 24 pikë, të cilat e kanë katapultuar në vendin e dytë në ndjekje të Partizanit kryesues.

Kjo ecuri nuk është rastësi, pasi “Djemtë e Detit” kanë përmirësuar ndjeshëm jo vetëm lojën, por edhe statistikat. Ka sulmin më të mirë të kampionatit, ndërkohë që në 4 javët e fundit skuadra e Shkëmbit ka pësuar vetëm një gol, atë ndaj Partizanit kryesues. Ndeshja e fundit për 2018-ën i vë përballë Laçin, një kundërshtar aspak komod, edhe pse e ka thyer në fazën e parë 0-3 në “Elbasan Arena”. Megjithatë, nga ajo ndeshje kanë ndryshuar situatat, pasi nuk është më Laçi më mirë në klasifikim, por Teuta.

Gjithashtu, kurbinasit kanë ndryshuar trajner, duke e bërë më të vështirë leximin e lojës së tyre. Lëvizjet në stol i kanë dhënë impulse Laçit, që mori një fitore të rëndësishme fundjavën e kaluar me Tiranën, duke e rikthyer tek pretendimet e fillimsezonit. Fati i mirë për “Djemtë e Detit” është se bardhezinjtë do të shkojnë me mungesa në këtë duel, për arsye kartonësh dhe dëmtimesh, duke favorizuar deri diku kundërshtarin. Teuta ka një mundësi të mirë përpara, jo vetëm për të regjistruar fitoren e 10-të sezonale, por për të përfituar dhe nga një dhuratë e mundshme që mund t’i vijë nga kjo javë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...