Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta, në Laç për të larguar makthin e transfertave

“Shtëpi, e ëmbla shtëpi”. Këtë fjalë duhet ta thonë shpesh tek Teuta. “Djemtë e Detit” në këtë sezon kanë shfaqur dy fytyra; në shtëpi kanë treguar se janë të aftë të shkojnë larg, krejt e kundërta në transfertë.  Përjashto sfidën me Tiranën, ku durrsakët jo vetëm që nuk pësuan, por kishin edhe mundësinë ta fitonin takim. Në dy ndeshjet e tjera Teuta ka qenë  një “kopje e shëmtuar” e skuadrës që Shkëmbi dëshiron. 3 gola të pësuar në Gjirokastër dhe 3 të tjerë ndaj Partizanit në kryeqytet, bilanci: 2 humbje, 6 gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar.

Kundërshtari i radhës larg “kështjellës” së Durrësit nuk është ndër më komodët. Laçi ende nuk ka pësuar humbje dhe ndodhet me meritë të plotë në vendin e 3-të. Fakti që nuk do të luhet në Laç, por në “Elbasan Arena”, ndoshta mund t’u shërbejë bregdetarëve për ta përballuar me më shumë qetësi këtë transfertë të radhës, megjithatë duket se ka një ngërç psikologjik kur Teuta largohet nga Adriatiku.

Një fitore kundër bardhezinjve do të ishte një sinjal i fortë se kjo skuadër nuk vuan nga “sindroma e shtëpisë”, por është një ekip që e ka cilësinë për të tentuar suksesin edhe larg Durrësit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...