Abissnet Superiore

Teuta në sprintin final, ja skenarët që e çojnë në Europë

Teuta e ka lënë pas ecurinë negative që kaloi në fazën e tretë e nga hijet e fundit të tabelës, tani sheh dhe nga Evropa. Kampionët e sezonit të shkuar aktualisht janë në vendin e gjashtë, por ndodhen vetëm tre pikë larg Kukësit dhe Vllaznisë që e shohin veten në vendin e katërt në kuotë të barabartë pikësh, Matematika e lejon Teutën që të shpresojë për të arritur Europën, por do i duheshin disa llogari që janë tepër të komplikuara.

Vendi i tretëm, që të dërgon direkt në Evropë është i pamundur për tu arritur për vetë faktin se Teuta në ndeshjet direkte me Partizanin është e disavantazhuar. Edhe në rastin se Partizani do i humbiste të dyja ndeshjet e Kukësi e Vllaznia të fitonin nga një, sërish durrsakët pas vetes do linin vetëm Kukësin.

Opsioni i vetëm është vendi i katërt. Nëse Teuta do ti fitonte të dyja ndeshjet e saj dhe Kukësi e Vllaznia do të dështonin respektivisht në sfidat e tyre atëherë djemtë e detit më pas do të prisnin finalen e Kupës ku do të bënin tifo për Laçin.

Në rast se Kukësi dhe Vllaznia do të fitojnë nga një ndeshje dhe Teuta merr 6 pikë të plota, atëherë Vllaznia do të mbante vendin e katërt përsëri, për shkak të golavarazhit më të mirë edhe pse do ishin në kuotë të barabartë pikësh të treja skuadrat dhe Kukësi do të dilte i gjashti.

Skenari i radhës do ishte nëse Teuta do të merrte 6 pikë, Vllaznia të mos marrë më shumë se dy barazime e Kukësi të arrijë vetëm një fitore, do i jepte mundësinë durrsakëve të ishin në kuotë të barabartë pikësh me verilindorët e në ndeshjet direkte janë më superior e do u merrnin vendin e katërt.

Llogaritë janë tepër të komplikuara, por kjo nuk do i ndalojë durrsakët që të tentojnë për të shpëtuar një sezon tepër të ngarkuar e me shumë luhatje.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency