Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta njofton “divorcin” me mbrojtësin Frashëri

Vetëm dy ditë pas përfundimit të kampionatit, Teuta ka njoftuar zgjidhjen e marrëveshjes me mbrojtësin anësor Erlis Frashëri.

Ky i fundit la Kamzën dhjetorin e kaluar, për t’iu bashkuar durrsakëve, ndërsa në pjesën më të madhe të kohës, ishte titullar në formacionin e Shkëmbit, gjatë fazës së dytë.

Në njoftimin zyrtar, klubi durrsak falënderon mbrojtësin për kontributin e dhënë për Teutën në fushë, por nuk bën të ditura shkaqet e këtij divorci.

Ja njoftimi i plotë i Teutës:
Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me mbrojtesin Erlis Frashëri. Falenderojmë lojtarin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Frashërit suksese në jetë dhe në karrierë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...