Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta nuk fal Kukësin, një brazilian penalizon verilindorët

Teuta bën detyrën në shtëpi dhe merr tre pikët përballë një rivali direkt si Kukësi. Në Niko Dovana, të besuarit e trajnerit Edi Martini fituan me rezultatin 1-0 teksa heroi i sfidës ishte sulmuesi Ildi Gruda. Në fakt, takimi nisi mirë për verilindorët të cilët treguan dhëmbët me anë të Edison Ndrecës i cili lëshoi një predhë nga distanca dhe që për fatin e mirë të durrsakëve u ndal nga shtylla. Gjithsesi, pak çaste më vonë, në të 26-tën Gruda realizoi një gol mjaft të bukur teksa kaloi me parabël portierin Tafas.

Lexo edhe

Megjithatë, Kukësi e pati shansin e barazimit duke qenë se në minutën e 43-të sulmuesi Barbosa u paraqit nga pika e bardhë e penalltisë pasi Daci gaboi me një takë të ngritur në zonë ndaj Mbark. Por, portieri Pano Qirko kuptoi krahun dhe ndali goditjen duke ruajtur avantazhin e “Djemve të Detit”. Kaq për pjesën e parë teksa në fraksionin e dytë, ishin sërish durrsakët që patën një mundësi të artë për të dyfishuar me anë të Grudës.

Këtë herë sulmuesi e kaloi sërish portierin Tafas, por në fund u shfaq Bytyçi që e largoi sferën në vijën fatale. Në minutat e mbetura, vendasit e menaxhuan më së miri avantazhin dhe dolën me tre pikë shumë të rëndësishme për vijimësinë e sezonit teksa ngjiten në kuotën e 28 pikëve në vendin e shtatë të renditjes. Nga ana tjetër, Kukësi mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit me 25 pikë në vendin e nëntë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...