Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta, për të thyer mallkimin transfertë!

Në një sezon ka çaste kur e kupton se objektivat janë më shumë fryt i fantazisë dhe i një ambicjeje të parritshme se sa mundësi reale për t’u ndjerë i plotësuar shiprtërisht e profesionalisht, për fatin e mirë të Teutës ky moment nuk ka ardhur dhe shpresojnë të mos vijë kurrë, të mos ndodhë si sezonin e shkuar ku në janar filloi të përmëndej gjtihnjë e më shpesh fjala titull dhe kjo fjalë vrau skuadrën.

“Djemtë e detit” kanë një diferencë prej 4 pikësh me Partizanin kryesues, pra një diferencë e rikuperushme në pak javë duke shfrytëzuar edhe hapat e gabuar të kundërshtarëve, por për t’u ngjitur në majë duhet që thembra e Akilit të forcohet të mbrohet dhe të mos jetë më pika e dobët e durrsakëve, dhe thembra e Akilit për momentin janë ndeshjet në transfertë. Fitorja larg “Niko Dovanës” nuk vjen nga sezoni i shkuar më konkretisht më  12 Maj, nga ai çast bilanci jashtë  ka qënë i denjë për një skuadër mbijetesë 0 fitore 3 barazime 4 humbje.

Në sezonin atkual, po të llogartien vetëm ndeshjet jashtë Teuta do të pozicionohej në vendin e 8-të dhe çfarë është edhe më e rëndë janë golat e realizuar në transfertë, ose më saktë goli i realizuar, sepse është vetëm 1, ai ndaj Partizanit me autor Avdylin. Ka ardhur momenti që fantazma e ndeshjeve larg shtëpisë të zhduket për durrsakët që në fundjavë do të udhëtojnë për në Shkodër kundër një Vllaznie që nuk është në momentin më të mirë të sezonit, shanset janë për të rigjetur fitore në Superiore e cila nuk vjen prej 4 takimesh, herën e fundit që Teuta mori 3 pikë të plota në një ndeshje ishte më 18 tetor kundër Flamurtarit në Niko Dovana, makthi i transfertave duhet të zhduket sa më shpejt sepse po gllabëron ëndrrën për titull të “djemve të detit”…..

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...