Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Teuta përballë shqiptarëve të Hajdukut nëse kalon Ventspils?

Nëse Teuta kalon turin e parë kualifikues të Europa League ndaj letonezëve të Ventspils me 99% të shanseve në ruandin do të ketë përballë gjigandët kroatë të Hajduk Split. Skuadra ku luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, mbrojtësi i kombëtares Ardjan Ismajli dhe mesfushori me tipare sulmuese Francesco Tahiraj, mori një fitore të thjeshtë në transfertën malteze në sfidën ndaj Gziras me rezultatin 0-2 që pothuajse e kualifikon në turin e dytë të Europa League. Golat për Hajdukun e Splitit u shënuan nga Gyurcso në fundin e pjesës së parë dhe Dolcek në minutën e 6-t shtesë. Përsa i përket dy lojtarëve shqiptarë Ismajli e nisi sfidën si titullar në qëndër të mbrojtjes dhe luajti deri në fund, ndërkohë që Francesco Tahiraj u aktivizua në minutën e 67-të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...