Abissnet Superiore

Teuta përforcon prapavijën, firmos me ish-mbrojtësin e Laçit

Pas Rubin Hebajt në sulm dhe Florent Avdylit në mesfushë, Teuta ka menduar të përforcojë edhe repartin difensiv duke qenë se ndryshe nga sezoni i kaluar, prapavija nuk garanton më të njëjtën siguri.

Durrsakët kanë firmosur me Harallamb Qaqin, i cili rikthehet në Superiore pasi më parë në elitë është aktivizuar edhe në radhët e Skënderbeut, Kukësit, Laçit apo Kamzës. Së fundmi, 28-vjeçari ishte pjesë e Drenicës në Kosovë, ndërsa tashmë do të provojë këtë aventurë të re me Teutën nën urdhrat e trajnerit Edi Martini.

Djemtë e Detit nuk janë në kushtet më të mira në kampionat duke qenë se pas 15-javëve, renditen në vendin e gjashtë me 18 pikë dhe kërkojnë të reagojnë në pjesën e dytë të sezonit, ndaj janë treguar shumë aktivë në këtë merkato, e cila ende mund të rezervojë të tjera transferime.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency