Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta përmbys Vllazninë, ngjitet në vendin e 4-t!

U mbyll me suksesin 3-1 me përmbysje të Teutës ndaj Vllaznisë, java e 22-të e Kategorisë Superiore. Në Niko Dovana durrsakët e Edi Martinit u rikthyen te fitorja në kampionat duke marrë një sukses me shumë vlera që i ngjiti në vendin e 4-t të renditjes. Ishin shkodranët që kaluan të parët në avantazh me Gurishtën që përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas një tentative të Gilman Likës nga goditja standarte dhe pritjes së Frashërit. Por avantazhi i Vllaznisë nuk zgjati shumë pasi në minutën e 24-të Rustem Hoxha u gjend në vendin dhe në kohën e duhur duke barazuar rezultatin. Në fundin e pjesës së parë një tjetër mbrojtës Todorovski kaloi “djemtë e detit” në epërsi, ndërkohë që vetëm pak sekonda pasi kishte filluar pjesa e dytë Teuta trefishoi shifrat duke vulosur fitoren me golin e Lorenco Vilës. Reagimi i Vllaznisë ishte i dobët me Teutën që e menaxhoi shumë mirë avantazhin deri në fund. Me këtë sukses durrsakët u ngjitën në kuotën e 35 pikëve ndërsa Vllaznia mbeti në vendin e 8-të me 28 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...