Kategoria Superiore

Teuta “ribën” mbrojtjen për Ventspils

Në letër Teutës i ka buzëqeshur shorti, pasi përballë “Djemve të Detit” është Ventspils e Letonisë. Një kundërshtar i njohur, duke qenë se verën e kaluar u paraqit në një përballje të dyfishtë me Luftëtarin, ku, pavarësisht rezultatit, u duk që nuk ishte një kundërshtar më i lartë se ekipet tona.

Në favor të durrsakëve në këtë përballje është fakti që vijojnë të drejtohen nga Bledi Shkëmbi, trajneri që vijon projektin në startin e sezonit të tij të dytë në krye të skuadrës. Klubi durrsak ka lëvizur me kujdes në merkato, duke bërë goditje të studiuara për të përmirësuar grupin që edicionin e fundit tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha.

Në kampionatin që sapo u mbyll, Teuta kishte një nga sulmet më të mirë, 43 gola të shënuar vetëm dy më pak se Skënderbeu dhe Partizani që e mbyllën në krye me 45 realizime. Ajo që çaloi ishte mbrojtja, me 36 gola të pësuar, skuadra e 4-t më e keqe në këtë aspekt, duke lënë pas Kamzën dhe Kastriotin, të rënë në Kategorinë e Parë, si dhe Luftëtarin. Ndërkohë Partizani, me mbrojtjen më të mirë, qëndron shumë larg, me 22 gola të pësuar.

Pikërisht reparti i prapavijës është prekur më shumë në merkato, me Rustem Hoxhën që është rikthyer në shtëpi pas aventurave me Kukësin dhe Luftëtarin, një rikthim me statusin e një prej qendërmbrojtësve më të mirë të kampionatit. Në krah është afruar një kampion, Blagoja Todorovski, që vjen pas eksperiencës disavjeçare me Shkëndijën e Tetovës, ndërkohë që në të majtë është greku Alexandros Kuoros.

I vetmi i mbijetuar në mbrojtje është Renato Arapi, por edhe ai i afruar në merkaton e janarit të këtij viti. Në prag të përballjes me Ventspils, por edhe në prag të kampionatit të ri, Teuta ribën mbrojtjen, në mënyrë që të gjejë garancitë për të evituar pësimin e golave.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency