Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Teuta, në stërvitje, Magani do përqëndrim

Teuta ashtu si Kukësi ka zgjedhur temperaturat e ulëta të Ohhrit për të vijuar punën në kuadër të sezonit të ri. Pas blerjeve të fundit që po kompletojnë organikën e “Djemve të Detit”, trajneri Gugash Magani ka rinisur punën duke rritur ritmin. Të Mërkurën pasdite ekipi durrsak zhvilloi seancën e parë stërvitore kryesisht me karakter shkrydhës për të shkarkuar sa më shumë lodhjen e udhëtimit.

Skuadra është pothuajse e pltë dhe ajo që ra në sy ishte fakti se për disa momente Teuta po stërvitej paralelisht me ekipin e Kukësit që ndodhej në fushën tjetër të kompleksit stërvitor. Momente interesante pasi dy ekipet që në datën 23 do të luajnë një miqësore, kanë pasur mundësi të përshëndeten. Sipas komunikatës së klubit durrsak, sulmuesi ganez Latif Amadu do të bashkohet me Teutën te ejnten në Ohër, ndërsa me grupin është bashkuar edhe blerja më e fundit, mesfushori Nijaz Lena. Trajneri Magani zhvilloi mbkedhjen e zakonshme përpara seancës stërvitore ku kërkoi përqëndrim dhe seriozitet nga djemtë e tij, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme, tekniku peqinas planifikon të rrisë ritmin me dy seanca stërvitore në ditë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...