Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta riparon mbrojtjen, harron mbijetesën dhe sheh nga Europa

Teuta është skuadra më në formë e momentit në Abissnet Superiore. Nga hijet e rënies nga kategoria tani ka nisur që të mendojë për zonën europiane. Skuadra durrsake, në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë ka fituar 5 ndeshje e ka barazuar vetëm 1.

Gjatë kësaj periudhe “Djemtë e Detit” kanë pësuar vetëm një gol në barazimin ndaj Erzenit në kampionat. Ndërkohë djemtë e Edi Martinit kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës pas fitores 2-0 ndaj Kukësit në “Niko Dovana”.

LEXO EDHE: 

Pavarësisht faktit se në ndeshjet e fundit Teuta nuk pëson, ajo mbetet skuadra me mbrojtjen më të dobët. 28 gola kanë pësuar bregdetarët, më shumë se çdo ekip tjetër. Pas tyre ndodhet Kastrioti, Laçi dhe Erzeni me nga 27 gola.

Teuta renditet pas javës së 23-të në vendin e gjashtë me 4 pikë larg Vllaznisë së vendit të tretë, pozicion që të dërgon në kualifikueset e Conference League. Megjithatë, skuadra e Martinit ka si synim kryesor fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...