Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Teuta “shpartallon” Besën, debuton me gol Colubali

Teuta e Martinit shkëlqen dhe në miqësore. Ekipi durrsak pas suksesit që arriti në testin brenda shtëpisë me skuadrën e 19-vjecarëve arriti të fitojë dhe ndaj Besës në një miqësore të luajtur në “Niko Dovana” me rezultatin e pastër 4-0. Trajneri Martini për më tepër pati mundësinë për të parë dhe disa nga afrimet e dimrit në aksion, me Colubali që për më tepër mundi të shënojë dhe një gol. Gjithsesi kjo miqësorë ishte e vilave, me lorencon që shënoi dy herë, në minutat 28-të dhe 42-të duke krijuar një epërsi sigurie për Teutën dhe më pas me Emiljano Vilën që shënoi dhe golin e 3-0. Në fillimin e pjesës së dytë Teuta pati mundësinë për të shënuar dhe njëherë tjetër me anë të Colubali që mundi të dërgojë topin në rrjetë për herë të katërt, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë duke shënuar dhe golin e parë me fanellën e durrsakëve. Minutat në vazhdim i shërbyen trajnerit Edi Martini që të provonte dhe lojtarë të tjerë me sfidën që u mbyll në shifrat 4-0. Pas dy ndeshjeve të para miqësore, Teuta tashmë ka shënuar 5 gola dhe ende nuk ka pësuar asnjë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...