Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta-Skënderbeu i jep “start” fazës së 3-të, durrsakët të favorizuar!

Faza e tretë e Kategorisë Superiore do të nisë me përballjen e dy skuadrave me objektiva të kundërt. Sot në orën 16:00 në Niko Dovana të Durrësit, Teuta do presë Skënderbeun në një sfidë ku “djemtë e detit” do të tentojnë me të gjitha mënyrat të marrin tre pikët për t’u ngjitur në vendin e 2-të të renditjes, dhe ta ngushtojnë përkohësisht në 4 pikë diferencën me Vllazninë kryesuese. Ndryshe nga Teuta që lufton për titullin, Skënderbeu i Migen Memellit kërkon të jetë pjesë e Superiores edhe sezonin e ardhshëm.

Bardhekuqtë në gjysmën e parë të sezonit kanë hasur shumë vështirësi dhe aktualisht pozicionohen në vendin e fundit të renditjes me vetëm 12 pikë, por ashtu siç e surprizoi në javën e parë të kampionatit duke i rrëmbyer Teutës një barazim 1-1 në Durrës, Skënderbeu mund ta bëjë sërish sot pasi në këtë kampionat diferencat janë fare të vogla. Mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojë sfida e Niko Dovanës e sigurt është që të dyja skuadrat do të luftojnë të marrin maksimumin pasi kanë nevojë për pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...