Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta, sulmi pika më e fortë, shënon më shumë se milionerët!

Nuk ka në skuadër emrat e rëndë si Edgar Çani apo Tomislav Busic, as talentet si Kristal Abazaj dhe Myrto Uzuni por Teuta ka sulmin e 3 më të mirë. Me Skënderbeun që ka bërë një kampionat më vete dhe Kukësin që gjithashtu ka një tjetër ritëm, Teuta meriton diçka më shumë sesa atë që ka marë deri më tani. 44 gola të shënuar nga djemtë e detit janë një shifër e jashtëzakonshme pasi në sulm ylli i skuadrës është Arbër cyrbja, dikur i konsideruar talent por i penalizuar nga dëmtimet. Gentjan Begeja nuk ka në ekip emra si Edgar Çani i Partizanit, Reginaldon dhe Uzunin e Laçit, Tomislav Busic, Danilo Alves dhe Muarem të Flamurtarit, apo Sebino Plakun dhe Stefan Racic të Kamzës, por durrsakët kanë një sulm për t’u admiruar. Nuk është rastësi një ecuri e tillë, pasi kjo ka qënë fytyra e Teutës që në start me Gugash Maganin nën drejtim, skuadër e orientuar drejt sulmit por pa një golashënues të mirëfilltë. Anel Dedic është goleadori i skuadrës me 7 realizime, por emri i tij renditet në vendin e 12-të klasifikimit për Këpucën e Artë. Një tregues që forca sulmuese mbetet grupi dhe jo individi, madje Teuta mban vendin e parë përsa i përket lojtarëve të cilët kanë shkuar tek goli këtë edicion. Plot 16 futbollistë kanë shënuar për fanellën e djemve të detit, teksa në këtë klasifikim ndiqen nga Kukësi me 15 golashënues. Emrat dhe milionat nuk vlejnë për Teutën që mesa duket nuk ka gjetur balancat në mbrojtje, çka ka sjellë dhe rrezikun e rënies nga kategoria.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...