Europa për Teutën kalon nga Laçi. Kampionët e sezonit të kaluar janë matematikisht në lojë për zonën europiane dhe në javën e 35-të do të masin forcat përballë kurbinasve, me këta të fundit që kanë mbyllur llogaritë me kampionatin.
Në “Niko Dovana”, Teuta sheh përpara një finale të rëndësishme për fatet e këtij sezoni, ndaj një kundërshtari të cilin në pesë ndeshje të këtij sezoni nuk e ka mundur dot. Skuadra e Arapit vjen në këtë sfidë maksimalisht “e karikuar”, jo vetëm se është në lojë për Europën, por edhe për vetë ecurinë e krijuar.
[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]
“Bregdetarët” kaluan me sukses vështirësi e mbijetesës, pasi në gjashtë javë kanë shijuar katër fitore dhe dy barazime, ndërsa nuk e njohin humbjen nga 9 prilli ndaj Partizanit.
Me mendjen te Kupa, me statusin e skuadrës nënkampione, Laçi rikthehet në Durrës pas afro dy muajsh, nga sfida e fundit për llogari të kupës. Në Korçë, ndaj Skënderbeut, kurbinasit u prezantuan me ndryshime në formacion, me teknikun Shpëtim Duro, i cili eksperimentoi jo vetëm në emra, por edhe në modulin e lojës, si një sinjal të vërtet për të testuar skuadrën në prag të sfidës ndaj Vllaznisë në finalen e Kupës.
Në pesë sfidat e këtij sezoni, Teuta nuk ka arritur të shijoj asnjë sukses, ndërsa Laçi ka fituar tre herë, dy prej tyre në kampionat, ndërsa dy takime janë mbyllur në barazim.