Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta-Tirana, aty nuk ka favoritë, Osmani dhe Ahmataj sfidojnë të shkuarën!

Java e 11-të e Kategorisë Superiore nis me një supersfidë. Të shtunën orën 17:00 në Niko Dovana luhet Teuta-Tirana një duel i drejpërdrejtë për kreun. Një pikë i ndan dy skuadrat në renditje me bardheblutë që qëndrojnë përpara. Me një sukses sot si Teuta ashtu edhe Tirana do të merrnin përkohësisht kryesimin e Kategorisë Superiore. Ajo mes durrsakëve dhe kryeqytetasve është edhe një sfidë mes shumë miqësh brenda. Tefik Osmani do të sfidojë ish-skuadrën e tij, ndërkohë që edhe Julian Ahmataj trajneri i ri i bardhebluve ka luajtur për disa vite te Teuta si futbollist ndërsa në 2016-ën ka qenë edhe për pak kohë trajner i Djemëve të Detit. Parashikohet një sfidë shumë e luftuar në Niko Dovana. Mungesa më e rëndësishme e Teutës është ajo e mbrojtësit Todorovski për arsye skualifikimi ndërkohë që Tirana Albi Doka dhe Elton Cale nuk ja kanë dalë të jenë gati për këtë takim për arsye dëmtimi. Në 4 përballjet e sezonit të kaluar Teuta dhe Tirana ndanë pikët duke regjistruar nga një fitore secila dhe 2 barazime ndërkohë që dhe sfida e fazës së parë e zhvilluar në kryeqytet ka përfunduar në barazim pa gola. Në këtë duel nuk ka një skuadër favorite dhe spektakli duket i garantuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...