Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta-Vllaznia, dueli i mbijetesës dhe trajnerëve të “ngjashëm”

Ndeshja e futbollit, Vllaznia-Teuta e Durresit, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne fushen sportive "Reshit Rusi" ne Shkoder./r/n/r/nAlbanian Super League football match Vllaznia vs Teuta of Durresi, 1-0 at the "Reshit Rusi" stadium in Shkoder.

Mbyllja e kapitullit të Gjirokastrës hap një tjetër faqe, atë të sfidës kundër Vllaznisë, një tjetër kundërshtar direkt i Teutës në betejën e mbijetesës. Të Dielën në “Niko Dovana” skuadra e Gugash Maganit pret ekipin e Ernest Gjokës në një duel që do të tregojë shumë për forcën e të dyja skuadrave. 3 pikëshi i transfertës gjirokastrite ka rritur moralin në kampin durrsak që i ka të gjithë lojtarët në dispozicion por disavantazhi i vetëm janë minutat në këmbët e lojtarëve që vetëm tre ditë më parë përballuan një 90 minutësh intensiv. Në krahun tjetër, Vllaznia do të luajë pas 10 ditëve pushim ku trajneri Gjoka ka punuar me skuadrën për t’i dhënë formën që ai dëshiron edhe pse alternativat për të janë të pakta. Mungesa e mesfushorit Ardit Krymi mund të peshojë shumë për skuadrën shkodrane që në fazën e parë nisi dishezën menjëherë pas asaj humbjeje 1-0 në “Loro Boriçi” ndaj Teutës. Atsina i vetëm në sulm do të jetë pika e referimit për mesfushën e mbipopulluar me 5 futbollistë ku Lika dhe Çinari do të veprojnë nga krahët, ndërsa Teuta do t’i besojë sërish afrikanit Amadu që në Gjirokastër hapi serinë e golave. 5 pikë është diferenca në klasifikim mes shkodranëve dhe durrsakëve por skuadra e Gjokës duhet t’i bëjë mirë llogaritë pasi në mesjavë do të presë në “Loro Boriçi” Lushnjen pasi numëron një ndeshje më pak. Në fushë do të zbresin dy skuadra me filozofi të njëjtë loje por fakti që Teuta ka arritur të fitojë në një fushë të vështirë si ajo e Luftëtarit, tregon qartë se skuadra është në rritje dhe lojtarët i kanë mbajtur shënim leksionet e trajnerit Gugash Magani që duket se ka rikthyer harmoninë në grup. Në krahun tjetër, Gjoka ka pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për të studiuar pikat e dobëta të kundërshtarit, prandaj ky nuk do të jetë vetëm një duel mes dy skuadrave por edhe mes dy trajnerëve shqiptarë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...