Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Teuta-Vllaznia, Kupa si barkë shpëtimi!   

Gazetar: Rinald Bregasi

Një Kupë të ndryshon sezonin, e dinë shumë mirë te Teuta dhe Vllaznia, skuadra të traditës që luajnë ndoshta takimin më të rëndësishëm të sezonit deri tani teksa përplasen për një biletë në gjysëmfinale pas barazimit 2-2 në sfidën e parë Ai gol në frymën e fundit nga Dejvi Kapllani në Loro Boriçi vë në poziita komode bregdetarët. Teutës në Niko Dovana i mjafton në fakt edhe një barazim pa gola ose 1-1 për të kaluar mes 4 më të mirave të kompeticionit. Edi Martini, gjithsesi e di mirë se një ndeshje nuk mund të luhet për tu barazuar pasi rrezikon shumë, i duhet të hedhë knock-out Vllazninë e tij skuadrën që i ka dhënë aq shumë si lojtar, por në futboll ka pak vend për nostalgjinë, profesionalizmi thërret.

Nuk është çudi që të jetë një tjetër shkodran që ndëshkopn sërish Vllazninë, ka ndodhur jo rrallë sezonet e fundit, këtë herë mund të jetë Rubin Hebaj, ndaj Luftëtarit gjeti një gol që e ndihmon në aspektin psikologjik dhe mbetet një sulmues nga i cili presin shumë, gjithsesi rreziku numër një mbetet Sherif Kallaku, protagonist  një kampionati që pse jo e lançon drejt një hapi të madh në të ardhmen, për momentin duhet të bëjë liderin për Teutën e tij. Edhe në kampin shkodran e shohin Kupën si një shans të artë, edhe pse të impenjuar në një luftë të vështirë për t’i shpëtuar play-outit në kampionat, Kompeticioni i dytë futbollistik për nga rëndësia është i vetmi ku mund të bëjnë një mrekulli duke gjetur Europën.

Te Teuta është një objektiv i paracaktuar, dhe në skuadrën durrsake ndoshta mënyra më praktike për të gjetur kompeticionet kontinentale, në një kampionat ku rivaliteti për një biletë europiane është i jashtëzakonshëm. Të dyja skuadrat janë luhatur mes oshilacionesh këtë sezon, edhe pse klasifikimi thotë gjithmonë të vërtetë dhe avantazhon bregdetarët, ashtu si dhe forma momentale e skluadrave, Vllaznia nuk fiton prej 4 ndeshjesh, Teuta vjen pas dy sukseseve, e vetmja skuadër në këto muajt e fundit që ja doli ti vërë stërkëmbëshin Tiranës, dhe më pas u shkarkua me një goleadë ndaj Luftëtarit, megjithatë çdo ndeshje bën një histori më vete, dhe kjo e kësaj çerekfinaleje Kupe, është e tëra për tu shkruajtur.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...