Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta votëbeson Shkëmbin, duhet reagim për Europën

Teuta vazhdon me Bledi Shkëmbin. Pas humbjes së thellë në Laç, trajneri i skuadrës dursake la të kuptohej mëdyshjet për vazhdimësinë, por Shkëmbi është nga ata që nuk fshihen dhe zgjodhi të merrte përgjegjësinë, duke vënë në dispozicion të drejtuesve dhe opsionin e largimit, por klubi ka vendosur t’i japë votëbesimin teknikut korçar.

Drejtuesit besojnë te Shkëmbi dhe puna e tij, pavarësisht luhatjeve që ka pasur skuadra muajt e fundit, që kulmuan me humbjen e thellë në Laç. Gjithsesi, duhet kujtuar se Teuta është plotësisht brenda objektivit të vendosur nga klubi, kualifikimit në kompeticionet europiane, pasi gjendet në vendin e tretë të klasifikimit dhe drejtuesit shohin te Shkëmbi njeriun e duhur për ta çuar këtë mision deri në fund.

Natyrisht, për skuadrën dhe stafin teknik ky është një moment reflektimi, me grupin që duhet të ndryshojë kurs sa më parë, duke nisur nga ndeshja e radhës në transfertë me Flamurtarin, një tjetër kundërshtar i drejtpërdrejtë për Europën, ndaj të cilit skuadra ka detyrimin për të reaguar për rezultatet e fundit.

Me një eksperiencë të pasur në drejtimin e klubit si presidenti më jetëgjatë në Kategorinë Superiore, numri 1 i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka gjykuar se një ndryshim në stol në një moment si ky nuk do t’i shërbente skuadrës, ndërthurur kjo dhe me vlerësimin për Shkëmbin dhe punën e tij, kanë bërë që në klubin bregdetar t’i besojnë trajnerit 39- vjeçar. Misioni i Shkëmbit për ta çuar Teutën në Europë vazhdon…

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...