Featured

Teuta zyrtarizon pasuesin e Shkëmbit, shkodrani festoi titullin një vit e gjysmë më parë

Edi Martini zyrtarisht në stolin e Teutës. Klubi bregdetar, me anë të një postimi në kanalet zyrtare, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajneri shkodran, që nis kështu përvojën e tretë te “Djemtë e Detit”.

Fillimisht e ka drejtuar në sezonin 2010-2011, më pas nga në periudhën 2019-2022, që kulmoi me rikthimin e skuadrës te titulli kampion pas thuajse tri dekadash.

Edi Martini merr vendin e lënë bosh nga Bledi Shkëmbi, i cili u largua nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta. Në drejtimin e Shkëmbit, Teuta në 14 ndeshje në këtë sezon ka grumbulluar vetëm 8 pikë, duke u pozicionuar në vendin e fundit.

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency