Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Teutës i rikthehet Cyrbja, Osemene në pikëpyejte

Teuta pret këtë mesjavë Partizanin, në një sfidë që gjithmonë ka dhuruar emocione të forta. “Djemtë e Detit” vijnë nga barazimi 1-1 në transfertë ndaj Kamzës, në një 90-minutësh ku skuadra e Maganit nuk tregoi asgjë nga karakteristikat e veta. Megjithatë, pushimi i kampionatit për shkak të sfidave eliminatore të botërorit, u ka vlejtur durrsakëve që shkojnë në një periudhë të ngjeshur me ndeshje me një grup më të plotë. Lajmi i mirë është rikthimi në skuadër i mesfushorit shijakas Arbër Cyrbja, autori i golit të fitores ndaj Vllaznisë. 24-vjecari ka lënë pas dëmtimin që e pengoi të aktivizohej ndaj Kamzës dhe është bashkuar me grupin për të qënë i gatshëm nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani. Megjithatë, trajneri peqinas ka një mungesë, pasi sulmuesi Onyeka Osemene nuk është bashkuar ende me grupin. 22-vjecari është cilësuar si një alternativë e cmuar nga trajneri Magani që sheh tek Osemene një sulmues të shpejtë për shfrytëzuar hapësirat në kundërsulm. Me grupin e plotë në dispozicion stafi teknik i Teutës duhet të mendojë për menaxhimin sa më të mirë të forcave, pasi kalendari është i ngjeshur, duke propozuar javën e 5-të ditën e hënë dhe në mesjavën e ardhshme sfidat e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...