Carlos Tévez kritikoi ashpër sjelljen e Paris Saint-Germain ndaj Lionel Messit. Ish-ylli argjentinas deklaroi se bashkëkombësi i tij nuk u trajtua kurrë siç duhet nga klubi parizien.
Qoftë për shkak të Kupës së Botës apo diçka tjetër, PSG nuk mund të trajtojë një lojtar në atë mënyrë. Kam luajtur kundër PSG-së kur isha pjesë e Manchester United dhe ata ishin në mes të tabelës. Mund të themi një mijë gjëra për një klub që nuk u kujdes për të që në momentin e parë të mbërritjes, sepse kështu ndodhi”.
Lexo edhe:
- Kahn: Muller nuk do largohet nga Bayern, do e bind unë të qëndrojë
- Roma pranë goditjes së dytë në merkato, arrihet akordi me mbrojtësin francez
- 500 ndeshje me fanellën bardhezi, Bonucci: I lumtur që kam bërë histori me Juven
- Mourinho lartëson autorin e golit: Është i pjekur si një 30-vjeçar
Lionel Messi u pezullua për dy javë për udhëtim pa autorizim në Arabinë Saudite dhe ish-sulmuesi e mbrojti atë:
“Nëse do të më thoshin, duke qenë kampion bote, se duhet të kërkoja falje që udhëtova jashtë vendit, atëherë do të shkoja për në Rosario duke pirë. Ata duhej të më kërkonin falje, por Messi e vendos klubin përpara gjithçkaje. I heq kapelën.”
