Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Tha se do blinte Man. UTD, Elon Musk mohon gjithçka

Sipërmarrësi Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, mohoi se dëshiron të blejë Manchester United, vetëm disa orë pasi në një postim në “Twitter” njoftonte gatishmërinë e tij për të blerë ekipin anglez të futbollit.

Ishte shaka! Nuk blej asnjë ekip sportiv”,-shkruan Musk në përgjigje të një pyetjeje të një përdoruesi që i tha nëse e kishte seriozisht.

Postimi i tij i parë i bëri deri diku tifozët e “Djajve të Kuq” të ëndërronin për një revolucion të Manchester United, pikërisht në momentin kur ndodhet në një kolaps total rezultatesh.

Megjithatë e gjitha rezultoi të ishte një shaka e një prej personave më të pasur në botë.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...