Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Thaqi: Astana kundërshtar shumë i vështirë, e nisëm keq ndeshjen dhe bëmë gabime

Duke folur pas humbjes 1-2 ndaj Astana-s, mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi deklaroi se të gjithë shpresonin që ata të fitonin, por shtoi se vetë skuadra ishte e vetëdijshme që përballë kishte një kundërshtar shumë të fortë.

Në prononcimin për “SuperSport”, Thaqi theksoi se skuadra e nisi keq ndeshjen si dhe bëri gabime që më pas i kushtuan edhe humbjen.

“Ndoshta të gjithë kanë menduar se do ta mposhtim shumë lehtë Astanën, me atë rezultat që morëm edhe me Dinamon. Mirëpo ne kemi qenë të vetëdijshëm që Astana edhe pse nuk kishte fituar asnjë ndeshje është një kundërshtar shumë i fortë. Sidomos në fazën defensive ishin shumë në numër edhe ishte shumë e vështirë për t’i thyer. E nisëm keq ndeshjen, pësuam gol, e rikthyem sërish barazimin, mirëpo me gabimet tona pësuam golin e dytë. Pastaj u munduam deri në fund, patëm rastë për të barazuar ndeshjen, por nuk arritëm t’i shfrytëzojmë, t’i konkretizojmë dhe e humbëm ndeshjen. Është diçka që ndodh në futboll, megjithatë është diçka që po na përsëritet njësoj si vitin e kaluar, por nuk duhet të dorëzohemi. Shpresoj që këto pikë që po i lëmë këtu, t’i rikuperojmë në ndeshjet e ardhshme.”-deklaroi Thaqi.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...