Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Thatësirë” edhe në kombëtare, Santos: Ronaldo në fushë për shokët, e shoh të lumtur!

Portugalia arriti një fitore të thellë në transfertë ndaj Republikës së Çekisë me rezultatin 0-4, teksa në vigjilje të sfidës me Spanjën, luzitanët ruajnë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A në Nations League. Në listën e golashënuesve të Portugalisë si rrallëherë mungoi emri i Cristiano Ronaldos. Për sulmuesin e Manchester United nuk ishte një mbrëmje e lehtë duke qenë pësoi një dëmtim të konsiderueshëm në hundë pas përplasjes me portierin kundërshtar.

Megjithatë, 37-vjeçari si zakonisht nuk u dorëzua dhe u rikthye në fushë, ndërsa pavarësisht se mbeti “thatë” në këtë ndeshje, u bë protagonist me një asist në golin e katërt për Diego Jota. Pas sfidës, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos u shpreh se Ronaldo luan për shokët ndërsa shtoi se kapiteni është i lumtur për fitoren.

“Ronaldo nuk ia doli të shënonte, por ky është futbolli. Pati tre apo katër mundësi të mira, por e bëri punën e tij në fushë. Luajti për shokët e skuadrës dhe ishte gjithnjë në vendin e duhur në fushë, ishte vendimtar me lëvizjet e tij dhe prandaj erdhën golat. Ai është i lumtur sepse skuadra fitoi”, tha Santos.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...