Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

“Thatësirë” golash në Kosovë, java e 14-të mbyllet me Ballkani-Dukagjini

Drita, forcë e dytë në kampionatin e Kosovës, fitoi minimalisht 1-0 përballë Fushë Kosovës. Që pavarësisht humbjes mund ta shohë këtë ndeshje pozitivisht, sepse lojtarët luftuan deri në fund.

Vetëm një gol i shënuar nga Besnik Krasniqi në minutën e 84’ vendosi rezultatin final. Ishte kjo fitorja e parë pas tri ndeshjeve për Dritën. Ekipi gjilanas tani ka 25 pikë, po aq sa Llapi, por me një ndeshje më pak. Dhe 4 pikë më pak se Ballkani, që ka dy ndeshje më pak.

Llapi shënoi fitore kundër Feronikelit 74’ me të njëjtin rezultat. Skuadra nga Podujeva regjistroi fitoren e parë pas katër ndeshjeve pa sukses. Llapi ruan pozitën e tretë me po aq pikë sa Drita, teksa do të kërkojë që të vazhdojë në të njëjtën mënyrë edhe në takimet e radhës.

Kjo humbje e mban Feronikelin në zonën e ftohtë me 12 pikë, dy më pak se Gjilani i pozitës së shtatë, duke regjistruar një ecuri negative prej pesë ndeshjesh pa fitore.

Lexo edhe: 

Fitore shënoi edhe Malisheva, që mposhti Gjilanin 1-0 në një ndeshje aspak të lehtë. Malisheva ruan hapin me skuadrat lart në tabelë. Goli nga penalltia në minutat e fundit vendosi fituesin, me Malishevën që është në pozitën e katërt me 20 pikë.

Gjilani vazhdon me formën e luhatshme, me dy fitore dhe tri humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Liria dhe Prishtina morën nga një pikë pas barazimit argëtues 2-2, por me këtë rezultat më të kënaqur ishin vendasit. Të cilët ishin në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë.

Skuadra nga Prizreni është ende në pozitën e fundit me 9 pike, por i afrohet Fushë Kosovës. Kurse bardhekaltrit nga kryeqyteti mbeten në vendin e pestë me 18 pikë.

Ndeshja e fundit në AlbiMall Superligën e Kosovës për këtë javë do të luhet sot, ku Ballkani kampion mirëpret Dukagjinin.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...