Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Thatësirë” golash në Superiore, 30 më pak se sezonin e kaluar!

Kategoria Superiore ka humbur shumë gola nga sezoni i shkuar, teksa në 30 ndeshjet e para të këtij sezoni janë realizuar 50 gola. Në një krahasim me edicionin e shkuar, në gjashtë javët e para ishin shënuar 30 gola më tepër, teksa 10 skuadrat kishin shënuar 80 gola.

Mesatarja e golave të shënuar në edicionin aktual është 1.6 gola për ndeshje, ndryshe nga sezoni i shkuar kur mesatarja ishte 2.6 gola për ndeshje. Shtatë nga dhjetë ekipet e këtij edicioni, nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se 5 gola, ndërsa vetëm Tirana ka realizuar 10 herë, me Redon Xhixhën i cili mban firmën e 7 realizimeve.

Skuadrat me sulmin më të dobët janë Kastrioti dhe Teuta, të cilat në këto 6 javë kanë shënuar vetëm nga 2 herë. Deri në këtë pikë të kampionatit janë 33 shënues, teksa pas Xhixhës me 7 gola janë Skuka i Partizanit dhe Anthony i Bylisit, me nga tre gola.

Statistika që tregojnë se këtë edicion, superiorja ka humbur shumë gola, teksa gjatë merkatos së verës u larguan dy shënuesit më të mirë të kampionatit, Saliou Guindo dhe Taulant Seferi, të cilët kishin shënuar nga 19 gola. Në këtë edicion diferencat janë bërë më të vogla mes skuadrave, megjithatë mungesa e golave e zbeh rivalitetin mes ekipeve, që duhet të punojnë më tepër për të gjetur rrjetën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...