Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Thatësirë golash” tek Italia, Frattesi: Kujdes, ndaj Shqipërisë s’do kemi kaq raste

Italia shënoi vetëm një gol në dy miqësoret e fundit përpara nisjes së Euro 2024. Kombëtarja e kaltër barazoi 0-0 me Turqinë, ndërkohë që mposhti minimalisht Bosnjën, falë golit të bukur të interistit Frattesi.

Gjithsesi, forma jo e mirë e skuadrës së Spallettit nuk duhet të krijojë iluzione përpara duelit Shqipëri-Itali (15 qershor), pasi kampionët në fuqi të Europës nuk duhen nënvlerësuar kurrë.

Aq më tepër kur duket sikur kanë probleme dhe nuk ndodhen në moment pozitiv. Edhe pse duhet pranuar se në aspektin kualitativ kjo është një ndër Italitë më pak të frikshme në histori.

Lexo edhe:

Autori i golit u shfaq i lumtur pas ndeshjes për realizimin e tij dhe fitoren, por pranon se ai dhe shokët e skuadrës duhet të përmirësohen në konkretizimin e rasteve të krijuara.

4 gola në 9 ndeshje me Kombëtaren është një bilanc i shkëlqyer, por mund të shënoja të tjerë gola. E di se duhet të përmirësohem shumë. Të gjithë duhet të japim diçka ekstra nëse duam të jemi gati për Euro 2024.

Çfarë mund të kishim bërë më mirë? Krijojmë raste, por duhet t’i menaxhojmë më mirë mundësitë tona. Duhet të finalizojmë, pasi në sfidat e grupit nuk do të kemi kaq shumë raste në dispozicion”, theksoi Frattesi.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...