Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Thauvin në fund të kontratës, Sampaoli e shtyn të rinovojë

Florian Thauvin ka refuzuar rinovimin e kontratës me Marseille dhe shumë klube europiane janë vënë në lëvizje për të marrë kartonin e tij me parametra zero gjatë verës, kur francezi të dalë një futbollist i lirë.

Megjithatë gjërat mund të ndryshojnë gjatë këtyre dy muajve dhe tekniku argjentinas Jorge Sampaoli ka marrë përsipër misionin për të bindur Thauvin të rinovojë me Marseille, duke mos i kursyer komplimentet për të.

“Trajneri shpreson gjithmonë që në projektin e tij të bëjnë pjesë futbollistët më të mirë. Thauvin e konsideroj një futbollist të madh, që nuk po bën më të mirën tani, por i duhet thjesht të arrijë nivelin e tij të lojës. E dimë mirë sesa vlen një futbollist si ai, ndaj do të më pëlqente që ta llogarisja pjesë të skuadrës edhe për të ardhmen, jo vetëm për këtë sezon”, u shpreh Sampaoli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...